“Nuk synuam të katër trofetë”, Guardiola justifikon veten pas eliminimit nga Carabao Cup

“Nuk synuam të katër trofetë”, Guardiola justifikon veten pas eliminimit nga Carabao Cup

Mbrëmjen e së mërkurës, Manchester City përjetoi një eliminim tronditës nga Newcastle United në raundin e tretë të Kupës së Ligës e njohur si Carabao Cup, duke e lënë pa shanse për të fituar të katër trofetë këtë sezon.

Në ndeshjen e zhvilluar në St. James Park, City u mposht me rezultat minimal 1-0 nga Newcastle, me golin e vetëm të shënuar nga Alexander Isak në minutën e 53-të të takimit.

Pas ndeshjes, trajneri i klubit nga Etihad, Pep Guardiola, ka tentuar të gjejë alibi për eliminimin e hershem të ekipit të tij nga kjo garë.

“Ju mendoni se qëllimi ishte katër tituj? Sinqerisht, ajo vërtet nuk ishte. Ne do të ishim më se të kënaqur me fitimin e tripletës”.

“Pritshmëritë tona janë të larta, por jo aq të larta sa të mos kënaqemi me tre trofe”, përfundoi trajneri spanjoll.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, City fitoi kurorën e trefishtë – Ligën Premier, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.

MARKETING