Nuk respektuan ditët e zisë dhe lëshuan muzikë në lokal, privohen nga liria dy persona

Në objektet gastronomike në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria F.A.(26) nga Shkupi dhe V.V. (22) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 387 i Kodit Penal.
“Më 21/22.03.2025 në Shkup, në objektet hotelierike në zonën e Qendrës, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria F.A.(26) nga Shkupi dhe V.V.(22) nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 387 të Kodit Penal. Gjatë ditës së djeshme në lokalet hoteliere ku ata janë përgjegjës është lëshuar muzikë, çka do të thotë se nuk është respektuar vendimi i Qeverisë për shtatë ditë zie. Menjëherë nga ana e zyrtarëve policorë t[ SPB- Shkup u është hequr liria personave përgjegjës dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse në lidhje me nenin 387 i Kodit Penal”, bëjnë të ditur nga MPB-ja.