Nuk pranon largimin, Dortmund gati të rrisë më 150% pagën e Bellingham

Nuk pranon largimin, Dortmund gati të rrisë më 150% pagën e Bellingham

Borussia Dortmund nuk ka ndërmend t’i dorëzohet fatit që duket se është i shkruar dhe do të përpiqet të “blindojë” Jude Bellinghamin për ta pasur anglezin të paktën edhe një sezon tjetër në skuadër.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, “verdhezinjtë” janë të gatshëm të bëjnë një lëvizje të çmendur. Borussia Dortmund është e gatshme të rrisë me 150% pagën e talentit, duke e bërë atë lojtarin më të paguar.

Emra të mëdhenj të futbollit evropian si Real Madrid, Chelsea, Manchester United dhe Liverpool janë raportuar prej kohësh që janë në ndjekje të Bellingham dhe diçka e tillë nuk i pëlqen aspak klubit gjerman.

MARKETING