Nuk ka fitues në derbi, Atletico reziston me dhjetë lojtarë

Nuk ka fitues në derbi, Atletico reziston me dhjetë lojtarë

Emocione, gola, karton i kuq, por asnjë fitues në derbin Real Madrid-Atletico Madrid.

Sfida përfundoi në barazim 1-1, rezultat që gëzon Barcelonën. Nëse fiton përballë Almerias, skuadra e Xavit shkon në 10 pikë mbi Realin.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola. Angel Correa la Atleticon me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq në minutën e 64′. Argjentinasi goditi me bërryl Antonio Rudiger.

Skuadra e Diego Simeones kaloi në avantazh, edhe pse në inferioritet numerik. Antoine Griezmann krosoi nga goditja e dënimit, Jose Maria Gimenez shënoi me kokë.

Goli i bukur nga mbrojtësi uruguaian, por vendasit evituan humbjen falë një 18-vjeçari. Alvaro Rodriguez shënoi një gol fantastik me kokë pesë minuta nga fundi.

MARKETING