“Nuk ia dolëm, por gjithmonë krenar me djemtë tanë”, reagimi i FFK-së pas humbjes së Kosovës

“Nuk ia dolëm, por gjithmonë krenar me djemtë tanë”, reagimi i FFK-së pas humbjes së Kosovës

MARKETING

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë, me rezultat minimal 0-1, në ndeshjen vendimtare të zhvilluar në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

MARKETING

Sample Image

Përmes një mesazhi publik, FFK theksoi krenarinë për përfaqësuesen, pavarësisht eliminimit nga gara për kualifikim në Kupën e Botës.

“Nuk ia dolëm, por gjithmonë krenar me djemtë tanë”, thuhet në reagimin e FFK-së, duke vlerësuar angazhimin dhe sakrificën e futbollistëve në këtë rrugëtim historik.

Kosova e mbyll kështu ëndrrën për një kualifikim të mundshëm në Botëror, pas një ndeshjeje të luftuar deri në fund, ku vendosi një gol i vetëm i mysafirëve.

Megjithatë, paraqitja e “Dardanëve” gjatë këtij cikli ka marrë vlerësime të larta, duke rritur shpresat për të ardhmen e futbollit kosovar.

MARKETING