“Nuk flas për lojtarë të PSG”, presidenti i Barcelonës zbulon bisedën me babain e Messit

“Nuk flas për lojtarë të PSG”, presidenti i Barcelonës zbulon bisedën me babain e Messit

Sa më shumë që afrohet fundi i sezonit, aq edhe më misterioze bëhet e ardhmja e Lionel Messit. Argjentinasi është në vitin e fundit të kontratës me PSG ndërsa në horizont është shfaqur ideja për t’u rikthyer tek katalanasit.

Së fundmi, presidenti i blaugranave Joan Laporta e pranoi se është takuar me babain e Messit, Jorge. Nga ana tjetër, numri një i katalanasve pranoi se vendimi për t’u ndarë me Messin para dy viteve nuk ishte i lehtë, por atij iu desh të zgjidhte institucionin para lojtarit.

 

“Nuk ishte vendim i lehtë për t’u ndarë me Messin, por u desh të bëja një zgjedhje. Në fund duhej të vendosja institucionin të parin. Më vjen shumë keq por institucioni vjen para të gjithëve. Takimi me babain e Messit? Është e vërtetë që jemi takuar, e urova për triumfin e Argjentinës në Botëror. Por, nuk dua të flas shumë për një lojtar të PSG.

Nuk është se folëm shumë rreth rikthimit të Messit, më shumë zhvilluam një bisedë për atë që përfaqëson Messi për Barçën dhe mundësinë e një nderimi për të pasi është lojtari më i mirë në historinë e klubit”, u shpreh Laporta.

MARKETING