NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije
Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e marra nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar në Ndërmarrjen publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi“ – Shkup.
“Sektori për kontroll sanitar për periudhën nga 03.04.2023 deri 07.04.2023 merr 184 mostra për analizë fiziko- kimike dhe 184 për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 40 vende matëse në qytetin e Shkupit”.
“Konform rezultateve të marra nga ekzaminimet, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18)”, thuhet në raportin javor të Ndërmarrjes.