Norvegjia i vjen në ndihmë Ukrainës, i siguron dy sisteme të mbrojtjes ajrore pas sulmeve ruse

Norvegjia i vjen në ndihmë Ukrainës, i siguron dy sisteme të mbrojtjes ajrore pas sulmeve ruse

Norvegjia do t’i sigurojë Ukrainës dy sisteme të mbrojtjes ajrore NASAMS në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar ministri i saj i mbrojtjes ditën e sotme.

Ministri norvegjez i mbrojtjes Bjorn Arild Gram vizitoi kryeqytetin ukrainas këtë javë për takime me presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe ministrin ukrainas të mbrojtjes Oleksii Reznikov.

Gram tha se sistemet shtesë NASAMS do të përmirësojnë ndjeshëm aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur qytetet dhe infrastrukturën kritike nga sulmet me raketa ruse.

MARKETING