Normalizohet trafiku në aksin rrugor Tetovë – Gostivar
Nga ora 23:45 mbrëmë është normalizuar trafiku në aksin rrugor Tetovë – Gostivar.
Rruga rajonale Zërnovc – Ponikvë më saktë në vendin e quajtur “Udhëkryqi Bellska”, nga data 28.10.2024 ka filluar protestë publike, e cola do të zgjasë në disa ditët në vijim. Komunikacioni zhvillohet në një korsi rrugore drejt Ponikvës dhe fshatit Beli.
Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata.
Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.