Nketiah nderon Arsenalin në “frymën e fundit”, londinezët mundin minimalisht Manchester United

Nketiah nderon Arsenalin në “frymën e fundit”, londinezët mundin minimalisht Manchester United

Arsenal ka marrë një fitore spektakolare 3-2 ndaj Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Një goditje e mrekullueshme nga distanca e Rashford mposhti Ramsdale në minutën e 17-të. Barazimi nga Gooners do vinte shumë shpejt nga Nketiah, goditje e saktë me kokë.
Bukayo Saka do ndizte atmosferën në Londër me një gol për panoramë, në fillimin e pjesës së dytë. “Djajtë e kuq” reaguan sërish, duke vendosur ekuilibrat në 2-2 me Lisandro Martinez. Atëherë kur mendohej se rezultati do mbetej i njëjtë, Nketiah i jep 3 pikët ekipit të Artetas, që renditet në vendin e parë me 50 pikë.

MARKETING