Një shtetas i Maqedonisë është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku në Shqipëri

Një shtetas i Maqedonisë është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku në Shqipëri

MARKETING

Një shtetas i Maqedonisë është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Shqipëri në afërsi të vendkalimit Qafthanë, pak pas mesnate.

MARKETING

Sample Image

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prenjas-Librazhd, në afërsi të vendit të quajtur Pishkas, rreth orës 00:10, kur janë përplasur një makinë e udhëtarëve “Mercedes” dhe një kamion me targa të Shkupit, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, publikojnë mediat shqiptare.

Si pasojë e aksidentit e ka humbur jetën bashkëudhëtarja, ndërsa ka mbetur i lënduar rëndë Zef Sinani (34), i cili drejtonte makinën. I lënduari është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit, e më pas në spitalin rajonal të Elbasanit.

Shkak i aksidentit me shumë gjasa kanë qenë lëvizja e makinave me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

MARKETING