Një shqiptar në Gjermani vret ish-gruan e tij

Një shqiptar në Gjermani vret ish-gruan e tij

Një shqiptar në Gjermani dyshohet ta ketë vrarë ish-gruan e tij.

Siç raportojnë mediat gjermane një grua 44-vjeçare është qëlluar nga ish-burri i saj 47-vjeçar në vendin e saj të punës në qytetin Markdorf.

I dyshuari, sipas Policisë është arrestuar.

Vrasja ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:00.

Sipas gazetës Bild, 44-vjeçarja ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të deritanishme, i dyshuari mësohet se ka vizituar ish-gruan e tij në vendin e punës në gjendje të dehur dhe e ka vrarë me armë.

Nga sulmi nuk ka persona të tjerë të lënduar.

Pas ngjarjes, i dyshuari 47-vjeçar ka hipur në një taksi dhe është larguar

“47-vjeçari me kombësi shqiptare, i cili dyshohet se dje ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij të larguar në një dyqan në Markdorf është sjellë rreth mesditës së sotme me kërkesë të prokurorisë publike të Konstanzit. Me këtë është caktuar masa e paraburgimit, me ç’rast i dyshuari është dërguar në institucionin korrektues”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Kohanet

MARKETING