Një ndeshje tenisi në Australi ndërprehet nga zvarraniku më helmues i vendit

Një ndeshje tenisi në Australi ndërprehet nga zvarraniku më helmues i vendit

Ish-kampioni i US Open, Dominic Thiem, ka hasur në një “kundërshtar” mjaft të pazakontë gjatë një ndeshjeje tenisi në Brisbane të Australisë.

MARKETING

Description of image

Thiem po përballej me James McCabe gjatë një ndeshjeje kualifikuese, kur ajo u ndërpre nga një gjarpër lindor ngjyrë kafe, i njohur si zvarraniku më vdekjeprurës i vendit.

Edhe pse ish-kampioni theksoi se i do kafshët, veçanërisht ato ekzotike, gjarpri me përmasa 50 centimetra ishte me të vërtet i rrezikshëm.

Por, zvarraniku u largua shpejt dhe në mënyrë të sigurt, gjë që lejoi ndeshjen të rifillonte.

Ndryshe, Thiem arriti në finalen e Australia Open në vitin 2023, duke e mposhtur Novak Djokovic në pesë sete. Po atë vit, ai e fitoi kampionatin e tenisit, US Open. /Telegrafi/

MARKETING