Një i ri palestinez humb jetën si pasojë e sulmit të forcave izraelite

Një i ri palestinez humb jetën si pasojë e sulmit të forcave izraelite

Si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite në bastisjen e mëngjesit në Bregun Perëndimor të pushtuar humbi jetën një 17-vjeçar palestinez, raporton Anadolu.

Zyrtari i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, Adnan Ganimi për AA tha se 2 palestinezë u plagosën, njëri në gjendje të rëndë, në bastisjen që u krye në kampin e refugjatëve Al-Faria që ndodhet në jug të qytetit të Tubasit.

Ganimi njoftoi se palestinezi i cili u plagos rëndë në kokë me plumb u dërgua me urgjencë në spitalin “Rafidiyya” në Nablus. Ai njoftoi se palestinezi tjetër u sulmua nga qeni i forcave izraelite në të dyja këmbët dhe u dërgua në spitalin e Tubasit.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës thuhet se humbi jetën 17-vjeçari Mahmood Majid Muhammad al-Ayadi, i cili u plagos rëndë me plumb në kokë gjatë bastisjeve të kryera nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve Al-Faria.

Në bastisje u arrestua një palestinez

Aktivisti palestinez dhe një nga banorët e kampit të refugjatëve, Khaled Mansur, për AA tha se forcat izraelite bastisën zonën në mëngjes me një automjet civil për ta arrestuar një palestinez.

Mansur tha se pasi banorët e kuptuan situatën doli një incident në mes forcave izraelite dhe palestinezëve dhe më pas Izraeli dërgoi përforcime në rajon.

Ai tha se në ngjarje u plagosën dy palestinezë dhe një tjetër u arrestua.

MARKETING