Një funksionare e lartë ruse ka vdekur pasi është rrëzuar prej katit të 16-të

Një funksionare e lartë ruse ka vdekur pasi është rrëzuar prej katit të 16-të

Marina Jankina, funksionare e lartë në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë ka ndërruar jetë pasi që është rrëzuar nga kati i 16-të në ndërtesën ku ka jetuar në Shën Petersburg, njoftuan mediat lokale. 57-vjeçarja e ka udhëhequr Sektorin Rrethin Ushtarak Perëndimor, i cili është një prej pesë sektorëve në kuadër të forcave të armatosura ruse, shkruan “Daily Beast“, transmeton Portalb.mk.

Policia e ka gjetur trupin e saj në afërsi të ndërtesës, ndërkaq lëndët dhe dokumentet e Marinas janë gjetur në ballkon të katit të 16-të. Komiteti hulumtues rus hapi hetim për vdekjen e Marinas, ndërkaq konkluza e parë është se ka kryer vetëvrasje.

Rrethi Ushtarak Perëndimor akuzohen për disa prej humbjeve më të mëdha të ushtrisë ruse në Ukrainë, veçanërisht në Harkiv.

Marina ka vdekur vetëm disa ditë pasi gjenerali policor Vlladimir Makarov (72), i cili thuhej se është vetëvrarë menjëherë pasi është shkarkuar nga presidenti Vlladimir Putin. Ai më herët ishte zëvendës-shef i Drejtorisë Kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prej asaj pozite ka organizuar arrestimin e opozitarëve dhe gazetarëve.

MARKETING