“Një ditë do ta shkarkojnë edhe Guardiolën”, Ancelotti: Mua më kanë përzënë shumë herë!

“Një ditë do ta shkarkojnë edhe Guardiolën”, Ancelotti: Mua më kanë përzënë shumë herë!

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti foli në konferencë për shtyp para përballjes së të enjtes në kampionat ndaj Valencias. Madrilenët vijnë pas barazimit me Real Sociedad dhe me Valencian nuk i falen hapat fals për të mos humbur kontaktin me kryesuesit e Barcelonës.

Tekniku italian komentoi mbi faktin se përballë do të gjejnë një skuadër të motivuar edhe më shumë pas shkarkimit të trajnerit Gennaro Gattuso ndërsa theksoi se e tillë është puna e trajnerit dhe se përjashtim deri më tani bën vetëm Pep Guardiola.

“Një trajner shkarkohet jo vetëm sepse bën gabime, por edhe sepse brenda një skuadre duhet të ndryshojnë dinamikat dhe lojtarët duhen të zgjohen e të marrin më shumë përgjegjësi. Shkarkimi është pjesë e punës së një trajneri, të gjithë e kanë provuar, ndoshta përjashtim bën njëri. Pep Guardiola. Por nëse Pep vijon në këtë zanat me siguri që një ditë do ta përzënë edhe atë, mua më kanë përzënë shumë klube dhe jam ende duke e ushtruar profesionin tim”, u shpreh Ancelotti.

 

MARKETING