Nisma e OKH Merhamet “Libraria e Çarshisë”: libra falas në nder të Kongresit të Manastirit, merr përkrahje edhe nga Sh.B. “Frymëzimi”

Nisma e OKH Merhamet “Libraria e Çarshisë”: libra falas në nder të Kongresit të Manastirit, merr përkrahje edhe nga Sh.B. “Frymëzimi”

Nisma e OKH Merhamet, “Libraria e Çarshisë”: libra falas në nder të Kongresit të Manastirit, ka marr jehonë dhe përkrahje nga shumë organizata dhe shtëpi botuese. Një mbështetje të tillë ka ardhur edhe nga Sh.B. “Frymëzimi”.

Një libër i dhuruar është një derë e hapur. 📖

Falënderojmë Shtëpinë Botuese ‘Frymëzimi’ që përkrah ‘Librarinë e Çarshisë’, nismën tonë me libra falas në nder të Kongresit të Manastirit.

Shtëpitë botuese janë ura mes autorit dhe lexuesit. Me këtë përkrahje, Frymëzimi e zgjat këtë urë edhe te ata që do ta marrin librin falas në duar. Ju faleminderit që i jepni frymë leximit dhe fjalës së shkruar shqipe”, thuhet në deklaratën e OKH Merhamet.

MARKETING