Nikollovski për pjesën e dytë të autostradës Shkup-Bllacë: E palogjikshme të ndërtohen 6 tunele për 12 km, do ketë revizion të projektit

Nikollovski për pjesën e dytë të autostradës Shkup-Bllacë: E palogjikshme të ndërtohen 6 tunele për 12 km, do ketë revizion të projektit

Do të ketë revizion të projektit për pjesën e dytë të autostradës Shkup-Bllacë. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Transportit, Aleksadnar Nikollovski, i cili ka shtuar se nuk ka logjik projektimi me 6 tunele.
“Por kanë vendosur udhëheqësia e mëparshme e NP “Rrugë Shtetërore” me në krye Ejup Rustemin, nuk e di ende pse nuk ka asnjë përgjigje logjike, të mos shkojnë përmes trasesë ekzistuese por përmes një traseje të re, trase malore. Trase e cila nga 12 kilometra, 6 kilometra janë tunele. Të cilat janë shumë vështirë për ndërtim. Mund të na ndodhë e njëjta si me hekurudhën me Bullgarinë. Përveç se kushton shumë shtrenjtë autostrada. Vlerësimi është se do të kushtojë diku 240 milion euro, ose 20 milionë euro për kilometër, ngjashëm si me hekurudhën. Çështja e dytë është nëse mund të realizohet nga pjesa inxhinierike”, ka deklaruar Nikollovski.

MARKETING