Nikolloski: Autostrada Shkup-Bllacë do të sjellë zhvillim shtesë dhe lidhshmëri të fortë të vendit
Projektet si autostrada Shkup-Bllacë ndërtimin e së cilës e fillojmë sot janë rezultat i politikës së qartë dhe vizionit të Qeverisë për zhvillimin e vendit, porositi sot zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, në vendosjen e gurthemelit të ndërtimit të fazës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë në një gjatësi prej 10,5 kilometra.
Nikolloski theksoi se po fillon një projekt i ri i cili për disa vite do të sjellë zhvillim shtesë dhe lidhshmëri të fortë të vendit tonë me Kosovën dhe me Malin e Zi, duke hapur të paktën dy porte – një hapje shtesë për portin e Durrësit dhe hapjen drejt portit të Tivarit dhe ende më shumë përforcim të Maqedonisë si një udhëkryq i Ballkanit.
Të gjitha këto projekte, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski, mund të ndodhin vetëm dhe nëse ka politikë dhe vizion të qartë për zhvillimin e vendit.

“Kur u formua kjo Qeveri në vitin 2024, politika dhe vizioni i qartë i kryeministrit Hristijan Mickoski ishte se Maqedonia duhet të bëhet udhëkryqi i Ballkanit, ta shfrytëzojmë pozitën tonë unike ku kryqëzohen dy korridoret panevropiane – korridori 8 (Lindje-Perëndim) dhe Korridori 10 (Veri-Jug), ndërsa gjithashtu në to mbindërtohen edhe Korridori 11 dhe Korridori 6 që nisin nga këtu, dhe në këtë mënyrë të mund ta bëjmë vendin zemër të Ballkanit. Sot fillojmë një projekt të tillë i cili çon në atë drejtim dhe vetëm me një politikë të tillë të qartë dhe vizion të qartë mund të ndodh kjo, sepse çdo Qeveri ka prioritete të ndryshme, prioriteti i kësaj Qeverie është progresi, bashkëpunimi, zhvillimi ekonomik dhe në këtë mënyrë zhvillimi i vendit dhe i gjithë rajonit”, tha Nikolloski duke falënderuar në mbështetjen për realizimin e projektit.
Kilometrat e rinj të autostradës, në segmentin nga Stenkoveci deri në 1,5 kilometrat e ndërtuara tashmë të autostradës, duhet të jenë gati për katër vjet. Do ta ndërtojë kompania ndërtimore e vendit “Granit” SHA Shkup. Në autostradë do të ketë pesë tunele, 11 nënkalime, 4 galeri dhe 9 mure mbajtëse.
Financimi është siguruar përmes huasë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vlerë prej 167,6 milionë euro, grant nga Korniza për investime për Ballkanin Perëndimor nga 30,82 milionë euro, mjete nga buxheti i NPRRSH për shpronësim, si dhe grant fonde për projektuesit Hill International dhe ADT Omega.
Në vendosjen e gurthemelit ishin të pranishëm kryeministrat e Maqedonisë dhe Kosovës, Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti, zëvendëskryeministrat Lupço Dimovski dhe Bekim Sali, ministra, deputetë, përfaqësues të partnerëve financiar ndërkombëtar në projekt, ambasadorë.

