Netanyahu thotë se Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban pavarësisht armëpushimit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se Izraeli po e zgjeron ofensivën e tij ushtarake në Liban me “forca të mëdha në terren”, pavarësisht armëpushimit të shpallur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mbetet në fuqi deri në fillim të korrikut, transmeton Anadolu.
Netanyahu i bëri këto deklarata në fillim të një mbledhjeje të kabinetit të sigurisë të Izraelit, sipas një deklarate nga zyra e tij.
“Ne po i thellojmë operacionet tona në Liban dhe ushtria izraelite po vepron me forca të mëdha tokësore dhe po kontrollon zona strategjike”, tha Netanyahu, pa specifikuar vendndodhjet.
Ai po ashtu pretendoi se ushtria po “forcon brezin e sigurisë” për të mbrojtur qytetet veriore të Izraelit.
Ushtria izraelite ka vazhduar të shkelë armëpushimin që hyri në fuqi më 17 prill dhe që më vonë u zgjat nga SHBA-ja deri në fillim të korrikut.
Sipas zyrtarëve libanezë, sulmet izraelite kanë vrarë gati 3.200 persona, kanë plagosur më shumë se 9.600 dhe kanë zhvendosur mbi 1,6 milion njerëz që nga fillimi i marsit.

