Nesër xhiroja e 8-të në elitë, vëmendja në Strugë dhe Tetovë
Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut këtë të dielë sjell xhiron e tetë në program. Kampionët në fuqi në këtë xhiro do të përballen me Gostivarin në qytetin buzë liqenit.
Struga në këtë përballje vjen pas barazimit në mesjavë me Voskën, ndërsa Gostivari mundi Shkëndijën me rezultat bindës 3:1.
Përballje shqiptare do të ketë edhe në Gostivar, aty ku Besa e Dobërdollit pret Voska Sportin.
Shkëndija në këtë xhiro do të luaj me Vardarin, teksa Rabotniçki do t’i mat forcat me Shkupin. Pjesë e programit të xhiros së tetë janë edhe takimet Tikveshi – Sileksi dhe Brera Strumica – Pelisteri. Të gjitha sfidat luhen të dielën, duke nisur nga ora 14:00. /SHENJA/