Nesër luhet xhiroja e parafundit e sezonit në Ligën e Parë

Nesër luhet xhiroja e parafundit e sezonit në Ligën e Parë

E mërkura do të sjell xhiron e parafundit të këtij sezoni në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kur tashmë çështja e titullit kampion u mbyll në xhiron e fundit të luajtur në fundjavë, me Strugën që arriti të sigurojë vendin e parë matematikisht, lufta në dy xhirot e mbetura do të jetë e fokusuar për mbijetesë. Pobeda në sezonin e ri do të luajë në Ligën e Dytë, përderisa Skopje dhe Akademia Pandevi do të kërkojnë pozitën e balotazhit. Skopje nesër do të luajë me Tikveshin, përderisa Akademia Pandevi do të përballet me Bregallnicën. Në ndeshjet tjera, në Tetovë Shkëndija do të pret kampionët e ri, Shkupi në Çair do të takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Sileksi do të luajë me Rabotniçkin. Të gjitha takimet e xhiros së 32-të, zhvillohen nesër, nga ora 17:00.

MARKETING