Nesër gjysmëfinalet e Kupës

Nesër gjysmëfinalet e Kupës

E mërkura në program do të sjell ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll. Struga Trim Lum në shtëpi do të pret ekipin finalist të vitit të kaluar, Sileksin.

Struganët këtë sezon po luftojnë në dy fronte, ku përveç kryesimit në kampionat, ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro dëshiron që të kualifikohet edhe në finale të Kupës. Në gjysmëfinalen tjetër, Shkëndija në Tetovë do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin. Edhe në këtë fazë nuk ka ndeshje të kthimit dhe finalisti përcaktohet vetëm me një sfidë.

Të dyja takimet gjysmëfinale Struga – Sileksi dhe Shkëndija – Makedonija Gjorçe Petrov luhen nesër, duke nisur nga ora 15:00. /SHENJA/

MARKETING