Nënshkruhet marrëveshja, autobusët privatë rikthehen në rrugët e Shkupit

Autobusët privatë do kthehen në rrugët e Shkupit, njoftuan nga Ndërmarrja e Transportit Publik. Drejtori i Ndërmarjes Shkup, Kërste Petrevski, ka nënshkruar kontratë me transportuesit dhe prej sot në rrugë do të qarkullojnë 105 autobusë.

Transportuesit privatë do të shërbejnë në 17 linja me 105 autobusë modernë që plotësojnë standardet mjedisore sipas thirrjen publike, thonë nga ndërmarrja.

Ky zhvillim pritet ti jap fund gjendjes së rënduar në transportin punblik të krijuar muajve të fundit pas ndalimit të qarkullimit të transportuesve privatë, të cilët janë ankuar se Ndërmarrja ju ka borxhe. Këto probleme janë tejkaluar së fundi ndërsa Qyteti i Shkupit më në fund arriti që të shpallë me sukses konkures për linjat e reja, në të cilat do të qarkullojnë autobusët privatë. /SHENJA/

MARKETING