Nënshkruhen marrëveshjet mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut
Pas takimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut është bërë edhe nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Xhelala Svecla me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Pance Taskovski nënshkruan protokoli për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar.
Memorandum mirëkuptimi u nënshkrua edhe ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku dy ministret Rizvanolli e homologia e saj maqedonase vunë nënshkrimet e tyre në marrëveshjen për sektorin e energjisë në përputhje me politikat dhe strategjinë e tyre.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe homologia e saj maqedonase, Vesna Janevska nënshkruan edhe marrëveshjen e fundit ndërmjet dy vendeve.
Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë më pas edhe një konferencë për media.