Nënpresidentja amerikane Harris: Irani është fuqi destabilizuese dhe e rrezikshme në Lindjen e Mesme

Nënpresidentja amerikane Harris: Irani është fuqi destabilizuese dhe e rrezikshme në Lindjen e Mesme

Nënpresidentja e SHBA-së dhe kandidatja e Demokratëve për presidente Kamala Harris, duke folur lidhur me sulmin e Iranit drejt Izraelit, tha se “Irani është fuqi destabilizuese dhe e rrezikshme në Lindjen e Mesme” dhe sulmi raketor i së martës kundër Izraelit “e vërteton këtë fakt”, raporton Anadolu.

Harris vlerësoi gjendjen e fundit në Lindjen e Mesme për gazetarët në një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo e dënoi sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit. “Irani është fuqi destabilizuese dhe e rrezikshme në Lindjen e Mesme. Sulmi i sotëm kundër Izraelit e vërteton këtë fakt”, tha ajo.

Duke theksuar të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, ajo vuri në dukje se gjithmonë duan të sigurohen që Tel Avivi të mund të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Angazhimi im për sigurinë e Izraelit është i palëkundur. Ne kurrë nuk do të hezitojmë të ndërmarrim çfarëdo hapi të nevojshëm për të mbrojtur forcat dhe interesat e SHBA-së kundër Iranit dhe terroristëve të mbështetur nga Irani”, theksoi Harris.

Të martën në mbrëmje, Irani lëshoi rreth 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit, në vazhdën e tensioneve në rritje në rajon.

Lëshimi i raketave erdhi pas sulmeve ajrore izraelite që synuan liderin e Hezbollahut Hassan Nasrallah dhe komandantët e tjerë të grupit në Bejrutin jugor në fund të shtatorit dhe vrasjes së liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran në korrik.

MARKETING