Nënkryetari i TİKA-s, Dr. Mahmut Çevik për vizitë zyrtare në Maltë – në fokus të bisedimeve projektet kulturore
Nënkryetari i TİKA-s, Dr. Mahmut Çevik, gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Maltë, ku me këtë rast u realizuan takime të rëndësishme me
Ambasadorin e Turqisë në Valletë, Erdeniz Şen, Presidentin e “Heritage Malta”, Mario Cutajar, përfaqësuesin e Trashëgimisë Kulturore, Kurt Farrugia, historianin Prof. Dr. Conrad Thake dhe John Attard.
Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Dr. Mahmut Çevik, realizoi një vizitë pune në Maltë për të diskutuar bashkëpunimin në fushën e trashëgimisë kulturore dhe ruajtjen e qëndrueshme të pasurive kulturore mes dy vendeve.
Gjatë këtyre takimeve, u diskutua për projekte që do të mbrojnë trashëgiminë kulturore dhe do ta transmetojnë atë te brezat e ardhshëm. Gjithashtu, u bisedua edhe mbi aktivitetet që do të kontribuonin në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet vendeve, përmes projekteve të trashëgimisë kulturore.
Në vizitën e tij në Maltë, Dr. Çevik gjithashtu vizitoi varrezat turke, të ndërtuara nga arkitekti maltez, E. Luigi Galiza në vitin 1874, në kujtim të ushtarëve të rënë gjatë rrethimit të Maltës.