Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik në Konstancë të Rumanisë – u bë hapja e punëtorisë së gastronomisë

Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik në Konstancë të Rumanisë – u bë hapja e punëtorisë së gastronomisë

Agjencia për Koordinim dhe Bashkëpunim Turk – TIKA, ditë më parë ka realizuar projektin e hapjes së punëtorisë së gastronomisë, me ç’rast në kuadër të shkollës së mesme teknologjike “Gheorghe Miron Costin” në Konstancë të Rumanisë, pjesëmarrës ishin qindra studentë dhe përfaqësues diplomatik, siç janë ambasadori i Turqisë në Bukuresht,

Në ceremoninë e hapjes së puntorisë gastronomike morën pjesë, Ambasadori i Turqisë në Bukuresht, Özgür Kıvanç Altan, nënkryetari TIKA-s Dr. Mahmut Çevik, Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Konstancë Emre Yurdakul, Drejtor i Arsimit Kombëtar në Provincën e Konstancës, Koordinatori i TIKA Rumanisë Hasan Burak Ceran, Myftiu rumun Yusuf Murat, Zëvendës Guvernatori i Konstancës Şenol Ali, Drejtoresha e shkollës së mesme, Semra Curtomer.

Nënkryetari i TİKA-s, Dr. Mahmut Çevik, në fjalimin e tij para qytetarëve rumunë tha se ata kanë 8 vite që punojnë dhe realizojnë projekte në çdo sektor në këtë shtet, ndërsa ky projekt është projekti i parë i realizuar në sferën e gastronomisë.

Pajisjet industriale dhe moderne në shkollë u mundësojnë nxënësve të fitojnë njohuri më të mira , ndërsa këtu u prezentua kuzhina “Hatay” e cila ishte pjesë e programit “Java e kuzhinës turke”, ku këtë vit në Rumani u organizua nën kujdesin e zonjës së parë të Turqisë, Emine Erdogan, bashkëshortja e presidentit turk, Rexhep Tajjip Erdogan.

“Gastronomia është shkenca që studion edhe ushqimin e kulturave, bujqësisë, ekonomisë, kulturave, ndërsa me këtë lidhje edhe filozofitë e vendeve janë të lidhura drejtpërdrejt me gastronominë. Kjo punëtori do të zhvillojë edhe të menduarit analitik tek studentët tanë.

Ne do të kontribuojmë në krijimin e projekteve të reja duke bashkëpunuar me shkolla ekuivalente në vendin tonë”, tha mes tjerash nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik. Duke thënë se ky projekt është projekti i 169-të në Rumani, Çevik nënvizoi gjithashtu se ata kanë bërë një investim total prej 9 milionë eurosh në kuadër rë projekteve të tyre.

MARKETING