Negociatat e paqes Rusi-Ukrainë/ Delegacioni rus mbërrin në Bjellorusi

Negociatat e paqes Rusi-Ukrainë/ Delegacioni rus mbërrin në Bjellorusi

Një delegacion rus ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me ukrainasit, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti.
Sipas Peskov, delegacioni përfshin përfaqësues të Ministrive të Punëve të Jashtme, Mbrojtjes dhe departamenteve të tjera, si dhe të administratës presidenciale.

“Ne do të jemi gati për të filluar këto negociata në Gomel, ” tha ai.
Ministria e Punëve të Jashtme të Bjellorusisë njoftoi se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për takimin dhe tani është e angazhuar në zgjidhjen e çështjeve që lidhen me protokollin.

MARKETING