Në Sofje u mbajtën konsultime konsullore ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Bullgarisë

Në Sofje u mbajtën konsultime konsullore ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Bullgarisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njofton se më 1 mars 2023 në Sofje u mbajtën konsultime konsullore ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë në nivel të drejtorëve për çështje konsullore.

Nga MPJ thonë se gjatë konsultimeve u diskutuan disa çështje nga fusha konsullore, të cilat prekin drejtpërdrejt qytetarët e të dy vendeve.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrave për përmirësimin e komunikimit të ndërsjellë në lidhje me ndryshimet në legjislacionin për hyrjen dhe qëndrimin në territorin e secilit prej vendeve dhe zbatimin e tij, informimin e ndërsjellë për shtetasit e ndaluar, bashkëpunimin në rastet konsullore, veçanërisht kur nevojitet ndihmë, si p.sh. trajtimi ose riatdhesimi, mënyra dhe procedura e lëshimit të dokumenteve nga librat e amzës, krijimi i një pike për komunikim të drejtpërdrejtë në raste urgjente dhe çështje të tjera të fushës. Të dyja palët shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e deritanishëm në çështjet konsullore, shkëmbyen informacione për sfidat me të cilat përballen dhe shkëmbyen propozime për avancimin e bashkëpunimit”.

MARKETING