Në shtatë muajt e parë të vitit RMV ka pritur 741.446 turistë, dominojnë turistët nga Turqia
Në shtatë muajt e parë të vitit 2026, Maqedoninë e Veriut, e kanë vizituar gjithsej 741.446 turistë. Kështu bënë me dije Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Ditën Botërore të Turizmit. Sipas ministrisë gjithashtu është shënuar rritje e numrit të turistëve të huaj. Ata përmendin që ndër mysafirët e huaj më të shumtë janë turistët nga Turqia, Gjermania, Serbia, Rumania dhe Shqipëria.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit
“Këto rezultate theksojnë rëndësinë e promovimit të vazhdueshëm të Maqedonisë, zhvillimit të cilësisë së shërbimeve turistike dhe zhvillimit të një oferte turistike autentike, të qëndrueshme dhe konkurruese, në përputhje me nevojat e turistëve bashkëkohorë”.

