Në rrugë ku shpejtësia e lejuar është 80km/h voziste 178 km/h, sanksionohet shoferi dhe konfiskohet makina
Dje (19.04.2026) në orën 18:50, në rrugën Gostivar – Tetovë, nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështjet e Komunikacionit me ndihmën e automjetit special “gjurmues” të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është matur shpejtësia e lëvizjes së një automjeti udhëtarësh “Mercedes” me targa të Gostivarit prej 178 kilometrash në orë, jashtë vendbanimit, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.
Automjeti është konfiskuar, ndërsa shoferi K.I. (44) nga Gostivari do të përballet me sanksionet e parapara me ligj, në përputhje me dispozitat e nenit 297-a dhe 300-b të Kodit Penal.
Kontrollet në komunikacion me automjetet speciale “gjurmues” do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në të gjithë territorin e shtetit, me qëllim sanksionimin e kundërvajtësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion.
Drejtimi i automjeteve me shpejtësi më të madhe nga e përshkruara është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, të cilat shpesh përfundojnë me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe reegullat e komunikacionit, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

