Në Londër triumfon West Ham, “djajtë” e United rrezikojnë zonën Champions

Në Londër triumfon West Ham, “djajtë” e United rrezikojnë zonën Champions

Pas tre humbjesh radhazi në Premier League, “çekiçët” e West Ham janë rikthyer te fitorja, teksa mbrëmjen e sotme kanë mundur në “London Stadium”, “djajtë e kuq” të Manchester United me rezultatin minimal 1 me 0.

Goli i vetëm i sfidës erdhi nga “fantazisti” algjerian, Said Benrahma, i cili me një goditje potente nga jashtë zone në minutën e 27’-të gjeti të “papërgatitur” portierin De Gea, me këtë të fundit që nuk kontrolloi topin si duhet, duke përfunduar kështu në rrjetë.

Me këtë fitore, “çekiçët” e David Moyes ngjiten në vendin e 15-të në tabelë, me 37 pikë, duke krijuar një shkëputje prej 7 pikë nga “zona e ftohtë” e rënies nga kategoria. Në krahun tjetër, “djajtë” e United mbesin në vendin e 4-rt të renditjes, me 63 pikë vetëm 1 pikë më shumë se Liverpool, teksa rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm edhe pse kanë 1 ndeshje më shumë se të kuqtë për të luajtur.

MARKETING