Në Komisionin për emërime Propozim-vendimi për emërim të anëtarëve të Këshillit të ASHAAM-së

Dy muaj e gjysmë pas debatit publik, Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve për sot në orën 13 ka caktuar mbledhje në të cilën duhet të konstatohet lista e kandidatëve për anëtarë të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike.
Në konkursin publik për anëtar të Këshillin janë paraqitur 31 kandidatë, por njëri prej tyre e tërhoqi kandidaturën. Kandidatët e paraqitur do të luftojnë për shtatë vende në Këshillin e ASHAAM-së.
Nga 30 kandidatët e paraqitur, Komisioni votoi se 24 i përmbushin kushtet, ndërsa gjashtë nuk i përmbushin, sepse nuk kanë dorëzuar vërtetim të shtetësisë, që ishte një prej kushteve.