Në disa pjesë të Shkupit cilësia e ajrit është shumë i dobët
Mëngjesin e sotëm ajër me cilësi të dobët ka në Karposh, Qendër dhe Lisiqë, sipas të dhënave nga faqja e specializuar për matjen e cilësisë së ajrit “Waqi”.
Në mbarë Maqedoninë, këtë mëngjes ndotje të ajrit ka në Gostivar, Kërçovë dhe Strumicë.
Nivelet e larta të ndotjes, sipas ekspertëve, ndikojnë seriozisht në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht në muajt e dimrit kur rritet përdorimi i karburanteve dhe aparateve për ngrohje.