Në Argjentinë e quajnë të kryer, Atletico ofertë zyrtare City-t për Alvarez

Në Argjentinë e quajnë të kryer, Atletico ofertë zyrtare City-t për Alvarez

Atletico Madrid po shfaqet shumë aktiv gjatë kësaj merkatoje dhe tashmë synimi kryesor i klubit spanjoll është sulmuesi i Manchester City-t, Julian Alvarez.

Sipas raportimeve nga mediet argjentinase gjatë orëve të fundit klubi i “colchoneros” ka paraqitur një ofertë zyrtare në drejtim të klubit anglez.

“Citizens” duket se janë të gatshëm për ta shitur sulmuesin argjentinas dhe madje në 48 orët e ardhshme dy klubet mund të gjejnë një marrëveshje për këtë transferim.

MARKETING