Ndeshjet e xhiros së 24-t me orar ndryshe!

Ndeshjet e xhiros së 24-t me orar ndryshe!

Ndeshjet e javës së 24-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë do të zhvillohen me një orar më ndryshe nga ai i zakonshmi.

Pjesa më e madhe e tyre, gjithsej katër, do të zhvillohen të shtunën, derisa të dielën në program është vetëm një ndeshje.

Liderët e Struga Trim Lum do të luajnë të shtunën në Shkup kundër Rabotniçkit, derisa kampionët në fuqi të FC Shkupit do të kenë një transfertë të vështirë në Strumicë përballë Akademia Pandev. Pobeda në Prilep do të mirëpret Sileksin, ndërsa ndeshja tjetër e së shtunës, është ajo ndërmjet Tikveshit dhe Makedonija GJ.P. Te skuadra shkupjane në këtë ndeshje debutimin e tij në bankinë, do ta ketë Goran Simov, i cili pak ditë më parë zëvendësoi strategun shqiptarë, Muharem Bajramin.

Ndeshja e vetme e së dielës, është ajo mes Skopjes dhe Shkëndijës, me skuadrën tetovare që shihet si favorite për të triumfuar dhe për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit kampion.

MARKETING