Ndërroi jetë Agan Asani, futbollisti 13-vjeçar nga Kumanova

Ndërroi jetë Agan Asani, futbollisti 13-vjeçar nga Kumanova

Ka ndërruar jetë futbollisti i ri në moshën 13-vjeçare Agan Asani nga fshati Çerkez i Kumanovës.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga trajneri Ismet Zeqiri përmes një postimi në rrjetet sociale.

Agan Asani ishte pjesë e klubit KF Kumanova dhe konsiderohej si një ndër talentet e rinj premtues të ekipit. Ai gëzonte respekt dhe dashuri nga bashkëlojtarët, trajnerët dhe stafi i klubit.

Në reagimin e tij, trajneri Zeqiri ka shprehur dhimbjen për humbjen e futbollistit të ri, duke i dërguar ngushëllime familjes Asani dhe të afërmve të tyre.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë 13-vjeçar, Agan Asani. Humbja e tij na ka prekur thellë si klub, duke lënë dhimbje të madhe te bashkëlojtarët, trajnerët dhe gjithë familja e KF Kumanova”, ka shkruar Zeqiri.

Ai vdiq pas një aksidenti trafiku. Sipas MPB-së në aksident ishin përfshirë një automjet “Mercedes” me targa të Kumanovës i drejtuar nga F.S. (24), dhe nje trotinet elektrik i drejtuar nga një i mitur 13-vjeçar.

Si pasojë i përplasjes, Asani është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm te Kumanovës, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Drejtuesi i automjetit është privuar nga liria në Stacionin Policor të Kumanovës. Në vendin e ngjarjes doli Prokurori Publik dhe dhe ekipi i SPB Kumanovë, të cilët kanë kryer ekspertizën dhe pritet të nisin hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

MARKETING