Ndalimi i dinarit, Serbia thotë se nesër do t’i kërkojë OKB’së mbledhje urgjente

Ndalimi i dinarit, Serbia thotë se nesër do t’i kërkojë OKB’së mbledhje urgjente

Serbia do të kërkojë takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas vendimit të Kosovës për ndalimin e dinarit.
Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha për mediat serbe se nesër Serbia do të kërkojë mbledhje urgjente të KS të OKB-së për shkak të siç tha “tensioneve ekzistuese”.
Petkoviq tha se përmes kësaj, kryeministri i Kosovës Albin Kurti hapi një krizë.
Që nga 1 shkurti, përmes një rregullorje të Bankës Qendrore të Kosovës, e vetmja valutë me të cilën do të kryhen pagesat në Kosovë do të jetë euroja.

MARKETING