Ancelotti: Duhet të ndalim një skuadër që duket e pandalshme, por mund të fitojmë

Ancelotti: Duhet të ndalim një skuadër që duket e pandalshme, por mund të fitojmë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, u shpreh në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Manchester City-t, se kanë një punë shumë të vështirë.

Trajneri i “Los Blancos” theksoi se ata duhet të ndalojnë një skuadër që duket e pandalshme.

“Haaland është shumë i rrezikshëm, ai ka cilësi mbresëlënëse në shënimin e golave. Megjithatë, nuk është vetëm ai, City është një ekip i madh. Ne nuk duhet të luajmë një ndeshje për të ndaluar Haaland, por duhet të ndalojmë një ekip që duket i pandalshëm, por ne mund të fitojmë.”-deklaroi Ancelotti.

MARKETING