Nagelsmann: Tani duhet të mposhtim Dortmundin

Nagelsmann: Tani duhet të mposhtim Dortmundin

Gara për titull në Bundesligë ndizet fuqishëm, kjo për meritë të Bayer Leverkusen, me “aspirinat” që thyejnë Bayern Munchen 1-2 me përmbysje.

Borussia Dortmund shijon këtë hap fals të Bayernit duke u ngjitur në krye në kuotën e 53 pikëve, një më shumë se ekipi i Nagelsmann. Një pjesë e mirë e titullit në Bundesligë do të luhet më 1 prill teksa Bayerni do të pres Dortmundin, pikërisht te kjo përballje u ndal edhe trajneri Nagelsmann pas humbjes kundër Leverkusen.
“Nuk arritëm kurrë të bënim 3-4 pasime radhazi, ishim shumë të brishtë në fushë, e merituam humbjen. Tani duhet të mposhtim Dortmund”, u shpreh Nagelsmann.

MARKETING