Mustafa: Ligji për përfaqësim do të jetë problematik në praktikë
Avokati Milazim Mustafa ka vlerësuar se zbatimi i Ligjit për përfaqësim mund të shoqërohet me vështirësi në praktikë, duke e cilësuar këtë çështje si mjaft sensitive.
Duke folur sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Mustafa theksoi se një nga problemet lidhet me mungesën e një mekanizmi të qartë për përcaktimin e përkatësisë etnike të qytetarëve.
Ai rikujtoi se Gjykata Kushtetuese kishte shfuqizuar iniciativën që parashihte përcaktimin e përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes, duke vlerësuar se një zgjidhje e tillë do të mundësonte deklarimin e qartë të qytetarëve për përkatësinë e tyre në një bashkësi etnike.
“Unë mendoj se, prapëseprapë, kjo është një çështje shumë sensitive, për faktin se edhe Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi iniciativën për përcaktimin e etnicitetit në certifikatat e lindjes. Mendoj se kjo do të përbënte njëfarë garancie, ku qytetarët do të deklaroheshin qartë se cilës bashkësi i takojnë”, deklaroi Mustafa.

