Murtezani: Duhet ta mbrojmë procesin nga bilateralizimi i mëtejshëm, kjo po bëhet problem edhe për vetë BE-në

Murtezani: Duhet ta mbrojmë procesin nga bilateralizimi i mëtejshëm, kjo po bëhet problem edhe për vetë BE-në

Duhet ta mbrojmë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) nga bilateralizimi sepse tani është problem edhe i Unionit, pohon ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA. Deklarata e tij vjen pas fjalimit të kryetares Gordana Siljanovska Davkova në Kuvend, në të cilën ajo theksoi se ekziston rrezik serioz që precedentët të kthehen në praktikë.

“Bilateralizimi i procesit të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian jo vetëm që po bëhet problem për vendet kandidate, por po fillon të bëhet problem serioz edhe për vetë Unionin, veçanërisht tani që gjatë mbylljes së kapitujve të Malit të Zi, edhe Kroacia njoftoi disa bllokime. Gjithashtu, edhe për vende të tjera kandidate janë paralajmëruar disa bllokada, dhe bilaterizimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk dëmton vetëm vendet kandidate, por edhe vetë Bashkimin Evropian”, thotë Murtezani.

Ai pohon se institucionet evropiane janë të vetëdijshme për këto probleme dhe i dëgjojnë me vëmendje argumentet e RMV-së.

“Në disa raste, së bashku me kryeministrin jemi përpjekur të shpjegojmë se angazhimet e marra në lidhje me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese qëndrojnë si të tilla, ka vullnet politik dhe vullnet për t’i kryer ato, por ne duhet ta mbrojmë procesin nga bilateralizimi i mëtejshëm, veçanërisht për një arsye shtesë sepse dizajnimi i procesit të anëtarësimit është gjatë zbatimit të disa reformave dhe standarde evropiane”, thotë Murtezani për MIA.

MARKETING