Muriqi me gol dhe asist në fitoren e Mallorcas kundër Villarrealit

Muriqi me gol dhe asist në fitoren e Mallorcas kundër Villarrealit

Mallorca ka shënuar fitore ndaj Villarrealit me rezultat 4-2, ku protagonist ishte Vedat Muriqi, i cili shënoi dhe asistoi në këtë takim.

Sulmuesi ynë asistoi tek goli i parë i shënuar nga Tino Kadewere në fillimin e ndeshjes.

Ai shënoi golin në minutën e 63-të, me një goditje me të majtën brenda zonës, që ishte goli i tij i nëntë sezonal.

Përveç golit dhe asistimit, sipas statistikave të sofascore, Muriqi u vlerësua me notën 7.8.

Ai kishte tre gjuajtje në portë, ndërsa krijoi edhe një rast tjerët të madh për të shënuar për bashkëlojtarët.

Se ai ishte kudo në fushë e tregon edhe fakti që ai kishte dy spastrime nga zona.

Mallorca fal golave të Vedat Muriqit, aktualisht është në vendin e tetë me 31 pikë.

MARKETING