Mungesa e ujit pas sul’mit në Ibër-Lepenc, vendosen cisterna në disa pika

Mungesa e ujit pas sul’mit në Ibër-Lepenc, vendosen cisterna në disa pika

Shpërthimi i së premtes në veri ka dëmtuar kanalin e Ibër-Lepencit nga furnizohen me ujë disa qytete si dhe Korporata Energjetike e Kosovës, që është prodhuesi kryesor i energjisë elektrike në vend.

Për t’u ofruar qytetarëve furnizim me ujë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit, Kompanitë Rajonale të Ujit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Zjarrfikësit e Kosovës dhe Korporata Energjetike e Kosovës kanë vendosur autobotët në disa pika.

Ministrja Artane Rizvanolli thotë se Në Mitrovicën e Veriut – në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicën e Jugut – në tri lokacione përfshirë në sheshin e qytetit, në Zveçan – afër Kuvendit Komunal, si dhe në Drenas, Skenderaj dhe Fushë Kosovë ku gjatë ditës ka pasur reduktime janë vendosur autobotët.

Derisa kryeministri Albin Kurti ka lavdëruar institucionet relevante për punën e tyre për të mos lënë keq qytetarët.

“Institucionet dhe ndërmarrjet publike të Republikës së Kosovës janë duke punuar me dedikim për të garantuar siguri të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kurti në Facebook./Telegrafi/

 

MARKETING