Muharem Bajrami e vlerëson Strugën: Do të jetë ndeshje e luftuar

Muharem Bajrami e vlerëson Strugën: Do të jetë ndeshje e luftuar

Struga dhe Makedonija Gjorce Petrov e hapin xhiron e 20-të në elitën e futbollit vendor. Skuadra e trajnerit, Muharem Bajrami do të jetë mysafir i liderit aktual të këtij sezoni. Tekniku shqiptar e vlerëson Strugën dhe shpreson në rezultat pozitiv.

“Unë jam i bindur se do të jetë e luftuar ndeshja duke marrë parasysh se fushat këtu në vendin tonë nuk premtojnë shumë edhe moti është që vijmë nga dimri, fushat janë shumë të këqija, nuk do të ketë ndoshta futboll për sy siç themi, duhet shmangur gabimet, duhet përqendrim maksimal tërë ndeshjen” – tha Muharem Bajrami.

Ndeshja Struga – Makedonija GJP luhet nesër duke nisur nga ora 14:00.

MARKETING