Mucunski në takim me ambasadorin austriak, nxitje në bashkëpunimin ekonomik

Mucunski në takim me ambasadorin austriak, nxitje në bashkëpunimin ekonomik

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot u takua me ambasadorin e Australisë, Daniel Emeri.

Mucunski, siç kumtoi MPJ, e ka njoftuar bashkëbiseduesin me prioritetet në punën e Ministrisë dhe të Qeverisë, ndër të cilat vëmendja dhe angazhimi më i madh do t’i kushtohet përshpejtimit të proceseve reformuese të integrimit evropian.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për bashkëpunimin aktual dypalësh, në të cilin diaspora jonë në Australi luan një rol të rëndësishëm dhe paraqet urë lidhëse për qytetarët e dy vendeve.

Në takim u diskutuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, bashkëpunimin në fusha të tjera me interes të përbashkët, si dhe çështje që kanë të bëjnë me situatën politike dhe të sigurisë në rajon dhe temat e jashtme politike.

MARKETING