Muamed Sejdini: FFM funksionon mirë, por ka edhe gjëra që duhet ti përmirësojmë

Muamed Sejdini: FFM funksionon mirë, por ka edhe gjëra që duhet ti përmirësojmë

Në Kuvendin e Rregullt të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, presidentii i FFM-së, Muamed Sejdini, theksoi se shumë gjëra në Federatën tonë të Futbollit funksionojnë mjaft mirë, por ka edhe gjëra që mund t’i përmirësojmë. Njeriu i parë i FFM-së vuri në dukje se vetëm rezultati mund t’i sjellë tifozët në stadium, duke theksuar rolin e preferuar të përfaqësueses A në Ligën e Kombeve. Ai theksoi bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me UEFA-n dhe FIFA-n dhe ndihmën që marrim nga programet e tyre për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit dhe sportit.

Muamed Sejdini – president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë:

Ky nuk është një fillim i ri për ne si kryesi e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, por ndoshta është një nga periudhat më komplekse të punës në federatë. Të ndihmojmë edhe një herë të tjerët që ta shohin Federatën e Futbollit të Maqedonisë ashtu siç e shohim ne. Moderne dhe progresive. 

E konsideroj veten një person të përkushtuar dhe qëndrimi ndaj të gjitha detyrimeve në vitin e kaluar jep një vlerësim dhe pamje të punës sime, por edhe të gjithë federatës. 

Mendoj se shumë gjëra në Federatën tonë të Futbollit po funksionojnë mjaft mirë, por e di që ka edhe gjëra që mund t’i përmirësojmë. Sigurisht që për publikun suksesi i përfaqësues më të mirë është matës i suksesit edhe i federatës, por gjithsesi nuk është detyrimi i vetëm për ne. Prandaj, synimi është që të kemi sukses edhe në segmentet tjera për të cilat FFM duhet të kujdeset, t’i kushtojë kohë dhe vëmendje, të sigurojë dhe të shpërndajë mjete dhe sigurisht që në aktivitete dhe projekte të përfshijë të gjitha rajonet e futbollit në vend. 

Zhvillimi i infrastrukturës duhet të zgjerohet edhe jashtë Shkupit. Prandaj po investojmë në fusha me bar artificial në Dojran, Ilinden, Likovë dhe Tetovë, me ndërtimin e dhomave të zhveshjes në Ilinden, Likovë, Draçevë, Sveti Nikollë, Kravari, Veles, Demir Kapi, Dobridol dhe Kumanovë dhe me renovime dhe rikonstruksione në Kërçovë dhe Koçan dhe me ara me bar natyror në Kumanovë dhe Radovish.  

Të gjithë ne kemi qenë në futboll për shumë vite dhe e kemi të qartë se vetëm rezultati mund t’i sjellë tifozët në stadium. Suksesi në fushë rrit interesin dhe rikthen reputacionin e përfaqësueses. Për këtë përgjegjës janë futbollistët dhe trajnerët dhe stafi i tyre.  Është detyra jonë t’u ofrojmë të gjitha kushtet dhe jam i sigurt se është kështu. Por na takon edhe ne të përpiqemi për rezultate të mira, veçanërisht në Ligën e Kombeve në një grup ku jemi objektivisht favorit. Jam i bindur që të njëjtën gjë mendojnë edhe seleksionuesi dhe stafi  tij në përfaqësuesen A. 

Brenda federatës, siç e dini të gjithë, aspirata është që çdo departament të ketë autonominë e vet. Duke filluar nga komiteti i garave, departamentet e të rinjve apo Komisioni për futbollin e femrave, e deri te Organizata e Arbitrave. Do të thotë gjithashtu përgjegjësi më e madhe për të gjithë ata.  

Ajo për të cilën jam veçanërisht krenar, janë miqësitë dhe kontaktet që kemi në Evropë dhe në botë. Ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme me presidentin e UEFA-s, Aleksandar Ceferin dhe njerëz të tjerë me ndikim nga UEFA dhe FIFA. Ata e dinë që në FFM kanë një partner të besueshëm për të gjitha projektet e ardhshme. Është reciprokisht e dobishme. Në një vit në të cilin shënojmë tre dekada të anëtarësimit në UEFA, as që mund të ëndërronim për një marrëdhënie më të mirë me Federatën Evropiane të Futbollit. 

Jemi këtu dhe me kokën lart qëndrojmë para jush duke paraqitur raportin për rezultatet e arritura sipas planit. Ne punojmë në vazhdimësi dhe do të vazhdojmë të investojmë kryesisht në infrastrukturë. Liga është interesante dhe investimet në futbollin e të rinjve dhe femrave janë më të mëdhatë në histori. Raporti që keni para jush tregon më së miri shtrirjen e aktiviteteve dhe projekteve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. 

Falenderoj nga zemra të gjithë punonjësit e FFM-së, ju, delegatët e Kuvendit dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, klubet, trajnerët, futbollistët, gjyqtarët dhe gjithë stafin e futbollit për kontributin në zhvillimin e futbollit vendor. Për mua cilësia dhe puna juaj e kalon kuadrin real të shtetit. Ajo që bëjmë së bashku është përtej çdo pritshmërie. Konfirmim për këtë është video në të cilën shohim investimet më të mëdha të FFM-së në periudhën e kaluar. Shtip, Veles. Ohër, Çair, Manastir, Xhepçishtë, Shkup. 

Edhe një herë faleminderit të gjithëve që pranuat rolin dhe funksionin themelor të futbollit. Për të na afruar. Ne njerëzit dhe kombet.

MARKETING