MSH: Situata në Gostivar po monitorohet, është ulur numri i përgjithshëm i kontrolleve
Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se situata epidemiologjike në Gostivar po monitorohet vazhdimisht nga institucionet kompetente shëndetësore.
“Gjatë 3 gushtit janë regjistruar gjithsej 78 kontrolle, që është për gjashtë më pak krahasuar me një ditë më parë, kur ishin evidentuar 84 kontrolle.
Sa i përket etheve të Nilit Perëndimor, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive është evidentuar një rast i ri i dyshuar. Po kryhen ekzaminimet e nevojshme për konfirmimin laboratorik ose përjashtimin e sëmundjes.
Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me institucionet kompetente shëndetësore, vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën dhe do ta informojë me kohë opinionin për të gjitha të dhënat e reja relevante”, thonë nga MSH.

