Mrekulli nga Cremonese, skuadra e fundit që siguron ngjitjen në Serinë A

Cremonese është rikthyer në Serinë A pas dy vitesh mungesë, pasi fitoi finalen e play-off-it të Serisë B kundër Spezias me rezultatin 3-2 në ndeshjen e kthimit. Pas barazimit pa gola në takimin e parë, skuadra e drejtuar nga Giovanni Stroppa tregoi forcë në transfertë duke siguruar ngjitjen në elitën e futbollit italian, bashkë me Sassuolon dhe Pizën.
MARKETING
Golat për Cremonese-n u shënuan nga De Luca (dy herë) dhe Collocolo, ndërsa Spezia reagoi në fund me Pio Esposito-n dhe Vignali-n, i cili më pas u ndëshkua me karton të kuq. Ndeshja u mbyll me tension dhe kartonë të kuq nga të dyja palët, por Spezia nuk arriti të barazonte.
Pas ndeshjes, trajneri Stroppa u shpreh krenar për rrugëtimin e ekipit, por nuk konfirmoi nëse do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Cremonese-s sezonin e ardhshëm. Ai përmendi edhe rikthimin e tij në pankinë pas një shkarkimi të përkohshëm dhe vlerësoi kontributin e lojtarëve, veçanërisht të De Luca-s dhe Vazquez-it.